Kryeshefi Ekzekutiv vizitoi ekipet e KOSTT gjatë punimeve që po zhvillohen në Hidrocentralin në Ujman


9/18/2024

Në kuadër të integrimit të plotë energjetik, Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT, z. Evetar Zeqiri, vizitoi punimet që po zhvillohen nga ekipet e KOSTT për “Instalimin e Sistemeve të reja Matëse 110kV dhe 35 kV në HC Ujmani”. Z. Zeqiri u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Ibër Lepenc z. Faruk Mujka, i cili e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të HC Ujmani dhe nevojën për bashkëpunim?? në mirëmbajtjen dhe riparimin e stabilimenteve të tensionit të lartë që gjenden në këtë hidrocentral.

?Pas përfundimit me sukses të integrimit të plotë të Nënstacionit në Vallaç siç parashihet edhe me udhërrëfyesin e energjisë, këto punime konsiderohen të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe sigurisë së furnizimit në Kosovë. Këto asete janë kyçe për sigurinë e furnizimit me ujë?? dhe energji?, si dhe për funksionimin e termocentraleve kryesore të vendit. Ky projekt po realizohet për herë të parë, dhe do kontribuojë pozitivisht në baza ditore për operimin e sistemit të transmetimit duke siguruar të dhëna në kohë reale në kufirin komercial nga HC Ujmani. Kjo po ashtu përmbush edhe kërkesat teknike të Kodit të Matjes, kërkesë kjo e kahershme e ZRrE-së e cila nuk ka qenë e mundur të arrihet më herët.

Gjatë vizitës, z. Zeqiri theksoi rëndësinë e modernizimit të rrjetit dhe investimeve strategjike që kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale të KOSTT, duke përfshirë përmirësimin e menaxhimit të aseteve kryesore si nënstacioni i Vallaçit dhe Ujmani. Ky përmirësim, së bashku me integrimin e punëtorëve?? nga ky nënstacion, kontribuon në forcimin e sigurisë së furnizimit dhe qëndrueshmërisë ?së energjisë për vendin.

KOSTT mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të rrjetit të energjisë, duke përfshirë projekte që rrisin kapacitetet e rrjetit dhe fuqizojnë furnizimin e qëndrueshëm me energji për të gjithë vendin duke plotësuar kriteret teknike të sigurisë së furnizimit N-1 me energji elektrike një parakusht i rëndësishëm për vazhdimin e Marrëveshjes së Re për Kyçje mes KOSTT dhe ENTSO-E, e cila pritet të arrihet së shpejti.