Punime të planifikuara në stabilimentet e tensionit të lartë 110kV-NS Sharr
KOSTT njofton opinionin, që me qellim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 20 Prill 2025 nga ora 08:00 deri në ora 14:00, me kërkesë të Sharrcem, do të bëhet shkyçja e linjave 110kV LP 118/3 (L106) që lidh NS Ferizaj 2 me NS Sharr dhe LP 1803 (L142) që lidh NS Sharr me NS Viti, linja këto që lidhen me Nënstacionin Sharr 110/6 kV. Shkyçja e kërkuar realizohet për të mundësuar mirëmbajtjen e stabilimenteve të tensionit të lartë 110 kV.
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/6kV Sharri, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 3MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.