Komunikatë sqaruese


4/25/2025

KOSTT SH. A sqaron opinionin publik që çfarëdo ndërlidhje e ndryshimeve të fundit në menaxhmentin e korporatës me raportimet e publikuara në disa media, janë të pabazuara dhe të pasakta.

KOSTT mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, qeverisjes së mirë dhe informimit korrekt të publikut. Në këtë frymë, inkurajojmë të gjitha mediat që të kontaktojnë zyrtarisht institucionin për çdo informacion përpara publikimit, në mënyrë që të shmanget dezinformimi dhe të ruhet profesionalizmi në komunikim.