Remont i planifikuar vjetor në Nënstacionin Berivojcë


5/15/2025

Njoftohen qytetarët se më 15 Maj 2025, nga ora 00:10 deri në ora 00:20, KOSTT do të bëj kalimin e ngarkesës nga Transformatori energjetik TR1 në TR2, për të mundësuar realizimin e remontit të planifikuar vjetor të Transformatorit energjetik TR1 në Nënstacionin 110/10kV Berivojcë.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga Nënstacioni Berivojcë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në interval kohor prej 10 minutave. (Reduktimi i parashikuar i ngarkesës 8 MW)

Punimet e planifikuara janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.