Remont i planifikuar vjetor në Nënstacionin Prishtina1


5/15/2025

Njoftohen qytetarët se më 15 Maj 2025, nga ora 00:40 deri në ora 00:50, KOSTT do të bëj kalimin e ngarkesës nga Transformatori energjetik TR2 në TR1 në NS Prishtina1, ndërsa me datë 16 Maj 2025, nga ora 00:40 deri në ora 00:50, për të mundësuar kthimin në punë të TR2 do të realizojë kalimin e ngarkesës nga TR1 në TR2.

Gjatë kësaj periudhe, me datë 15 dhe 16 Maj 2025, qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga Transformatorët TR1 dhe TR2 në Nënstacionin Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në interval kohor prej 10 minutave. (Reduktimi i parashikuar i ngarkesës 10 MW)

Punimet e planifikuara janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.