Njoftim për punime të domosdoshme në Nënstacionin Prishtina 2
Njoftohen qytetarët se, me qëllim të realizimit të punimeve në kuadër të mirëmbajtjes vjetore të transformatorit energjetik TR3 në Nënstacionin Prishtina 2, më datë 22 maj 2025, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori.
Gjatë këtij intervali kohor, qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga transformatori TR3 në NS Prishtina 2 do të mbesin pa energji elektrike. (Reduktimi i parashikuar: 8 MW)
Punimet e planifikuara janë të domosdoshme dhe do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.