Fuqizimi i brezit të ri përmes dijes dhe teknologjisë-objektivë strategjike e KOSTT
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim të rinjtë e talentuar nga programi “Shkolla+” i Institutit ATOM, të cilët realizuan një vizitë studimore në Nënstacionin Ferizaj 2 të KOSTT. Kjo vizitë ofroi një mundësi të veçantë për atomistët e ciklit të fundit që të njihen nga afër me funksionimin e stabilimenteve energjetike dhe të mësojnë nga përvoja e inxhinierit profesionist të KOSTT z. Bilall Krasniqi dhe operatorit z. Muharrem Shatrolli.
Në një treg që gjithnjë e më shumë kërkon kapacitete të avancuara intelektuale dhe teknike, investimi në të rinjtë me potencial të jashtëzakonshëm është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve strategjikë si energjia.
Duke ndërtuar ura mes dijes dhe praktikës, KOSTT mbetet i përkushtuar të mbështesë Institutin ATOM dhe atomistët në rrugëtimin e tyre, duke kontribuar në përmbushjen e objektivave strategjike të kompanisë.
Ne synojmë të jemi një punëdhënës atraktiv që investon në zhvillimin profesional të punonjësve tanë, si dhe në avancimin e barazisë gjinore, gjithëpërfshirjes dhe diversitetit.