Njoftim për punime të domosdoshme në Nënstacionin Berivojcë
Njoftohen qytetarët se më 18 qershor 2025, nga ora 00:10 deri në 00:20, KOSTT do të realizojë kalimin e ngarkesës nga transformatori energjetik TR1 në TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Berivojcë, për të mundësuar realizimin e remontit të planifikuar vjetor të Transformatorit energjetik TR1 në Nënstacionin 110/10kV Berivojcë.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga Nënstacioni Berivojcë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në interval kohor prej 10 minutave. (Reduktimi i parashikuar i ngarkesës 8 MW)
Punimet janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a. kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme.