Njoftim për punime të domosdoshme në Nënstacionin Peja1
Njoftohen qytetarët se më 10 korrik 2025, nga ora 06:00 deri në 08:00, KOSTT do të realizojë shkyçjen e zbarrës 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Peja1, për të krijuar kushte të sigurta pune gjatë intervenimit të domosdoshëm në transformatorin 10/0.4 kV në këtë nënstacion.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga transformatori TR2 110/35/10 kV do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, reduktimi i parashikuar i ngarkesës 8 MW
Punimet janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a. kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme.