Nënshkruhet Marrëveshje për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës edhe të dy gjeneruesve nga burimet e ripërtërishme


9/9/2025

Në vazhdën e përkrahjes dhe krijimit të mundësive për diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike në vend, KOSTT ka nënshkruar Marrëveshjet për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës me kompanitë “Ecoviva Energy” Sh.p.k dhe “Rahoveci Solar Energy Park” Sh.p.k, për Stacionet Gjeneruese të Energjisë me Diell (SGJED).

Marrëveshjet u nënshkruan nga ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT, z. Shaban Neziri, dhe përfaqësuesit e dy kompanive .

Me realizimin e këtyre projekteve, rrjetit transmetues të Kosovës do t’i shtohen edhe 54.1 MW kapacitete të reja, duke kontribuar ndjeshëm në tranzicionin energjetik të vendit dhe në rritjen e kapaciteteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Në përputhje me objektivat e Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës, investimet e vazhdueshme të KOSTT në Sistemin Transmetues gjatë dekadave të fundit kanë krijuar kushte të favorshme për akomodimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, duke i ofruar kyçjen 21 gjeneruesve nga burimet e ripërtëritshme, me një kapacitet total prej 1585.59 MW ?.

KOSTT mbetet e përkushtuar të vazhdojë përkrahjen për të gjithë investitorët që ndërlidhen me burimet e ripërtëritshme të energjisë. Përkundër kërkesave të mëdha për kyçje në rrjet, KOSTT garanton dhënien e përgjigjeve brenda afateve më të shkurtra kohore, duke qenë një partner i besueshëm për investitorët dhe duke shmangur çdo pengesë në realizimin e investimeve të reja në sektorin energjetik të vendit.