Njoftim për punime nga ana e KEDS në stabilimentet e tensionit të Lartë në Nënstacionin Theranda 110/10 kV
KOSTT njofton opinionin se, për të mundësuar intervenimin e ekipeve të KEDS në seksionin e zbarrës 10 kV (pjesë e rrjetit të KEDS), në Nënstacionin Theranda është bërë shkyçja e transformatorëve energjetikë TR1 dhe TR2 110/10 kV, pas veprimit të mbrojtjes mbirrymore në anën 10 kV. Si pasojë, konsumatorët që furnizohen nga TR1 dhe TR2 në NS Theranda janë pa energji elektrike deri në përfundimin e punimeve dhe eliminimin e problemit.
Sipas informatave, ekipet e KEDS janë të angazhuara në terren dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit me energji elektrike.
Për informata më të hollësishme rreth këtyre punimeve drejtohuni ju lutem tek Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS)