Njoftim për intervenim në linjën LP 179/2 që lidhë NS Therandë me NS Ferizaj 3
KOSTT njofton qytetarët se më 30 nëntor 2025, si pasojë e kushteve të rënduara klimatike, është dëmtuar një shtyllë dhe ka rënë nga puna linja LP 179/2 që lidhë NS Therandë me NS Ferizaj 3.
Furnizimi me energji elektrike për konsumatorët është siguruar përmes alternativave të rrjetit, duke ruajtur stabilitetin e furnizimit, pa ndërprerje dhe pa kufizime në këtë pjesë.
Meqenëse kjo linjë ndërlidh dy unazat kryesore të sistemit elektroenergjetik, rikthimi i saj sa më shpejt në funksion është me rëndësi të veçantë për sigurinë dhe besueshmërinë e rrjetit. KOSTT do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që sanimi të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme, në përputhje me standardet e sigurisë.
Ekipet teknike të KOSTT kanë dalë në terren dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për vlerësimin e dëmit dhe sanimin sa më të shpejtë të gjendjes, në përputhje me standardet e sigurisë.