Njoftim për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që furnizohen nga Nënstacioni Drenasi 2
KOSTT njofton qytetarët se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe depërtimit të ujit në objektet e NS 220/10 kV Drenasi 2, për arsye të sigurisë është ndërmarrë masa e ndërprerjes së përkohshme të furnizimit me energji elektrike për qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion.
Uji ka depërtuar fillimisht në kthinat e KEDS-it dhe më pas edhe në pjesën e KOSTT-it, duke ndikuar në kushtet e operimit të nënstacionit.
KOSTT është në koordinim të vazhdueshëm me KEDS dhe institucionet përkatëse, ndërsa ekipet tona janë në terren dhe po e përcjellin nga afër situatën.
Furnizimi do të rikthehet sapo të krijohen kushte të sigurta për operim.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptimin nga qytetaret e afektuar.