Informim mbi gjendjen aktuale të sistemit elektroenergjetik


12/28/2025

KOSTT njofton qytetarët se sistemi elektroenergjetik i Kosovës është stabil dhe po operon në mënyrë të sigurt, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes në sistem, pavarësisht rritjes së ngarkesës së regjistruar ditëve të fundit.

Gjatë ditës së sotme, përjashtimisht në zonën e Rahovecit është aplikuar një kufizim i përkohshëm rreth 5MW, ndërsa në pjesët e tjera të sistemit nuk është aplikuar asnjë kufizim i ngarkesës. KOSTT vazhdon menaxhimin e sistemit në kohë reale, me masa operative të koordinuara, për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar furnizim sa më të qëndrueshëm për konsumatorët.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë të përgjegjshme dhe racionale, sidomos ne oret e pikut, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.