Vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike
KOSTT njofton qytetarët se, përkundër angazhimit intensiv dhe punës pa ndërprerje të ekipeve tona në terren, për shkak të dëmeve të konsiderueshme të shkaktuara në infrastrukturë, rikthimi i furnizimit me energji elektrike nuk ka mundur të realizohet gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa për arsye sigurie duhet fillimisht të sigurohet terreni, çka aktualisht kufizon veprimet në terren dhe nuk lejon zbatimin e menjëhershëm të një zgjidhjeje alternative. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, aktualisht nuk mund të konfirmojmë rikthimin e furnizimit gjatë kësaj nate.
Bazuar në vlerësimet profesionale të specialistëve, situata kërkon qasje të kujdesshme dhe hapa shtesë teknikë, me qëllim stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve për veprime të mëtejshme.
Ekipet tona mbeten në terren dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të angazhohen për stabilizimin e situatës dhe përmirësimin gradual të gjendjes.
KOSTT falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në këtë situatë.