Rikthehet furnizimi i plotë dhe stabil me energji elektrike në Ferizaj


5/21/2026

KOSTT njofton qytetarët se është rikthyer furnizimi i plotë dhe stabil me energji elektrike për qytetarët dhe konsumatorët e Ferizajt. Falë angazhimit intensiv të ekipeve teknike dhe bashkëpunimit me ekipet e KEDS, është mundësuar zgjidhje alternative në NS Ferizaj 1.

KOSTT falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, ndërsa mbetemi të përkushtuar në garantimin e stabilitetit të sistemit energjetik dhe furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë qytetarët e vendit.