Punime në stabilimentet e tensionit të lartë 110kV-NS Sharr


1/28/2022

 

Njoftohen qytetarët që me qëllim të mundësimit të realizimit të punimeve nga ana e Kompanisë Sharrcem, me datë 30 Janar 2022 (E Diel) nga ora 09:00 deri në ora 15:00, KOSTT me kërkesën e tyre do të bëj shkyçjen e linjave 110 kV LP 118/3 (L106) NS Ferizaj 2 – NS Sharr dhe LP 1803 ( L142) NS Sharr – NS Viti që lidhen me nënstacionin NS 110/6 kV Sharr. Shkyçja e kërkuar do të realizohet për mirëmbajtje të stabilimenteve të tensionit të lartë 110 kV,

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/6kV Sharri, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 4 MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.