Punime në kuadër të projektit “Furnizimi dhe montimi i shenjave për sinjalizim të linjave sipas kërkesave të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës“


7/11/2023

Për të mundësuar vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Furnizimi dhe montimi i shenjave për sinjalizim të linjave sipas kërkesave të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës”, KOSTT sh.a njofton qytetarët që me datë 13 Korrik 2023 (e Enjte) nga ora 09:00 deri në orën 14:00, do të bëhet shkyçja e dy (2) linjave 110kV që lidh NS 220/110/10kV Kosova A me NS 110/10(20)kV Prishtina 5 (LP 1807 dhe LP 1808)

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga Nënstacioni 110/10(20)kV Prishtina 5, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 14MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.