Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim Ambasadorin e Francës Sh.T.Z Guérot


9/26/2023

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor pritën në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë Sh.T.Z. Olivier Guérot, i shoqëruar nga znj. Cecilia Maronnier, Atashe për Bashkëpunim, ku i njoftoi pjesëmarrësit për së afërmi në lidhje me rolin e përgjithshëm të KOSTT në sistemin elektroenergjetik të Kosovës.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv z. Zeqiri, duke e falënderuar shtetin Francez???? për kontributin e dhënë shtetit të Kosovës???? përmes Operatorit të Transmisionit të Energjisë Elektrike të Francës- RTE, prezantoi pasqyrën përgjithshme të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, kapacitetet e Rrjetit të Transmetimit dhe mundësitë për kyçjen e kapaciteteve të reja gjeneruese duke përfshirë burimet e ripërtëritshme të energjisë elektrike, punën e bërë në drejtim të bashkimit të tregjeve të energjisë me Shqipërinë dhe funksionalizimin e ALPEX, si dhe rolin dhe rëndësinë e Sistemit të Transmetimit të Kosovës në rrjetin e ndërlidhur rajonal dhe atë evropian të energjisë elektrike. Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën aktuale si dhe sfidat në ndërlidhje me obligimet financiare të KOSTT ndaj partnerëve brenda ENTSO-E për devijimet e shkaktuara, përfshirë edhe mbulimin e humbjeve të shkaktuara nga energjia e konsumuar dhe jo e paguar në pjesën veriore të vendit, ku u potencua rëndësia e implementimit të plotë të Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërtimi i raporteve dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është thelbësore për nxitjen e zhvillimit të sektorit energjetik, dhe në vazhdën e kësaj, duke falënderuar delegacionin për interesimin e tyre z. Zeqiri shprehu gatishmërinë në fuqizim të mëtutjeshëm të partneritetit ndërmjet institucioneve tona.