THIRRJE PUBLIKE- Për ndarjen e dhjetë (10) bursave për studente vajza/gra në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të arsimit të lartë në Kosovë për vitin akademik 2023/2024


1/15/2024

Thirrja synon të mbështesë shkollimin e studenteve vajza/gra që studiojnë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike (FIEK) në programet në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, duke u ofruar atyre mundësi avancimi dhe nxitjen e mëtejmë të tyre në sektorin e energjisë.

Përveç ndarjes së bursave, përmes kësaj thirrje KOSTT synon që të ofrojë mbështetje financiare për 12 muaj, në bashkëpunim me iniciativën "Gratë në Energji dhe Miniera" ka përgatitur një program mentorimi profesional dhe në karrierë për studentet vajza të përzgjedhura. Pas përfundimit të studimeve, studentet vajzat  përfituese të bursës inkurajohen të aplikojnë për  punë praktike në KOSTT me kohëzgjatje për 6-12 muaj kur do që të ketë mundësi të hapura, në mbështetje të zhvillimit dhe ndërtimit të karrierës së tyre individuale.

Kushtet dhe kriteret

  1. Bursat do të ndahen për studentet vajza/gra të studimeve themelore (Bachelor) të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, të cilët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
  1. Të jenë studente të rregullta të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;
  2. Të jenë studente të regjistruara në vitin të II-të ose të III-të;
  3. Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
  4. Të kenë se paku 40 ECTS kredi studentet e regjistruar në vitin e dytë dhe 90 ECTS kredi studentet e regjistruara në vitin e tretë, deri më datën 05.11.2023;
  5. Studentet të cilat e kanë fituar ndonjë bursë tjetër nuk kanë të drejtë konkurrimi;
  6. Me qëllim të promovimit të barazisë dhe diversitetit përparësi do tu jepet vajzave/grave që u takojnë grupeve të margjinalizuara,
  7. Bursat do të ndahen për studentet e studimeve themelore (Bachelor) sipas drejtimeve:
    1. Elektroenergjetikë (5 bursa),
    2. Elektronikë, Automatikë dhe Robotikë (2 bursa),
    3. Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike (2 bursa),
    4. Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit  (1 bursë)
  8. Në rast të mos përmbushjes së kërkesës në bazë të drejtimit, të pikave nga a deri d, KOSTT mban të drejtën e zëvendësimit -ndryshimit.

Dokumentacioni që kërkohet

  1. Studentet të cilët i plotësojnë kushtet e cekura me lartë duhet t’i paraqesin këto dokumente:
    1. Fletëaplikacionin për bursë, i cili shkarkohet së bashku me konkursin nga ueb-faqet: www.kostt.com dhe  https://fiek.uni-pr.edu/
    2. Çertifikatën e lindjes ose ekstraktin e lindjes, origjinal
    3. Vërtetimin për vitin e regjistruar akademik 2023/2024, duke cekur:
    • se është studente e rregullt e vitit të dytë ose të tretë dhe,
    • se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve.
    1. Çertifikatën e vërtetuar të notave të lëshuar nga FIEK dhe kredive (ECTS) të akumuluara për provimet e kryera deri më datën 05.11.2023 dhe notën mesatare;

Informata shtesë dhe forma e aplikimit

Lartësia e bursës do të jetë 100€ neto për muaj për vitin akademik 2023/2024 (gjithsej 12 muaj).

Pas përzgjedhjes studentet bursiste do të nënshkruajnë marrëveshjen me kompaninë KOSTT. Poashtu, studentet e përzgjedhura e fitojnë të drejtën e mentorimit profesional dhe në karrierë nga profesionistet e sektorit të energjisë nga rrjeti “Gratë në Energji dhe Miniera”.

Të gjithë të interesuarat dokumentet e kompletuara bazuar në konkursin e shpallur duhet t’i dorëzojnë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtine adresa "Bregu i Diellit" nr.10 000 në zyrën 431 tek asistentja e Dekanit. DORËZIMI I DOKUMENTEVE PREJ ORËS 10:00 DERI NË ORA 15:00.

Komisioni rezervon të drejtën të kërkoj informata shtesë dhe aty ku nevojitet të verifikoj dokumentet e prezantuara. Në rast të aplikacioneve të pa kompletuara, komisioni  rezervon të drejtën të kërkoj të plotësohet dokumentacioni për dokumentet paraegzistuese mund të kërkoj nga aplikueset të plotësojnë ato sipas afatit të të dhënë.

Afati i aplikimit është 15 ditë nga data 16.01.2024 deri më datën 29.01.2024.

Lista e të gjithë aplikueseve dhe Vendimi mbi përzgjedhjen e studenteve bursiste do të publikohet jo më vonë se 30 ditë pas mbylljes së konkursit në ueb-faqen e KOSTT www.kostt.com dhe Universitetit të Prishtinës - FIEK-ut: https://fiek.uni-pr.edu/.

 

Kryeshefi Ekzekutiv

Evetar Zeqiri

Aplikacioni