Politika e Cilësisë

KOSTT sh.a, është Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, një subjekt i cili luan rol të rëndësishëm në sektorin e energjisë në Kosovë.

Si Operator i Sistemit të Transmisionit (OST), KOSTT-i është përgjegjës për menaxhimin dhe funksionimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë si dhe është përgjegjës për transmisionin e energjisë elektrike të tensionit të lartë.

Si Operator i Tregut të energjisë elektrike, KOSTT-i është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit të energjisë si dhe për menaxhimin e procesit të vendimmarrjes përfundimtare.

Qëllimet tona janë: ofrimi i shërbimeve cilësore që i përmbushin plotësisht kërkesat ligjore dhe rregullatore, punonjësve, shoqërisë si dhe sigurimi i një gjendje të qëndrueshme financiare. Implementimi i standardit të menaxhimit të cilësisë do të jetë mbështetje e fortë për arritjen e këtyre qëllimeve.

Për të arritur këto qëllime menaxhmenti dhe punonjësit e KOSTT janë të përkushtuar që në vazhdimësi të sigurohet:


  • Përmbushja e kërkesave ligjore dhe rregullative;
  • Përmbushja e kërkesave për integrime ne Institucione Evropiane te Sektorit te Energjisë;
  • Veprimi sipas përgjegjësive te ndara, autoriteteve dhe procedurave te përcaktuara;
  • Përmbushja e kërkesave qe dalin nga standardi;
  • Përmirësimi efektiv dhe i vazhdueshëm i proceseve te punës;
  • Ndërveprim-ndërlidhje e mirë e të gjitha proceseve në KOSTT;
  • Ngritja e vazhdueshëm e aftësive dhe shkathtësive te personelit;
  • Veprimi preventiv me qëllim të evitimit të jokonformiteteve;
  • Njohja dhe zbatimi në përpikëri i standardeve të implementuara në KOSTT;
  • Njohja, zbatimi dhe rishikimi i Politikës se Cilësisë në harmoni me zhvillimin e Biznesit të KOSTT;

Obligimet e vendosura mund të arrihen vetëm me dije, profesionalizëm, përvojë dhe motivim të punonjësve tanë, ngritjen e aftësive të tyre gjithashtu edhe përcjelljes së zhvillimit teknologjik dhe kërkesave të tregut.

Në përkushtimin për ngritjen e cilësisë së punës dhe ekselencës së biznesit, KOSTT ka përgatitur dhe ndërtuar Sistemin e Integruar të Cilësisë (SIM), duke përfshi Sistemin e menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015, Standardin e Sigurisë dhe Shëndetit në punë ISO 45001:2018, Standardin e Mbrojtjes së Mjedisit ISO 14001:2015 dhe Standardin e Sigurisë së Informacionit ISO 27001:2013.

Politika e cilësisë

Shkarko këtu

Politika e sigurisë dhe shëndetit në punë

Shkarko këtu

Politika mjedisore

Shkarko këtu

Politika e Sigurisë së Informacionit

Shkarko këtu

Që nga viti 2010, KOSTT është çertifkuar në mënyrë të vazhdueshme me standardin ndërkombëtar për menaxhim të cilësisë ISO 9001.