Sipas kërkesave të Ligjit për Energjinë Elektrike, Kosova duhet të zbatojë një model të tregut konkurrues në sektorin e energjisë elektrike dhe bazuar në ligj kjo detyrë i ngarkohet subjektit të "Operatorit të Tregut" (OT), i cili emërohet nga Qeveria dhe liçensohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Operatori i Tregut funksionon në mënyrë të pavarur nga çdo ndërmarrje e angazhuar në aktivitete mbi energjinë elektrike përveç transmisionit. Legjislacioni parësor e përshkruan OT-në si subjekt ligjor përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit (shit-blerjes) të energjisë elektrike dhe pëcaktimin e pagesave në mes të prodhuesve, furnizuesve, dhe klientve. Operatori i Tregut balancon paraprakisht ofertën dhe kërkesën financiare.
Operatori Kosovar i Tregut në përgjithësi është përgjegjës për menaxhimin ekonomik të sistemit të energjisë elektrike. Në një model të tregut të organizuar dhe centralizuar, përgjegjësitë e OT, sipas dispozitave ligjore, përfshijnë :
- Për dokumentimin dhe regjistrimin e të gjitha detyrimeve kontraktore mes furnizuesve dhe klientve të ligjshëm
- Për pranimin e ofertave për tregtim me energji elektrike
- Për zbatimin e procedurës ofertuese
- Për njoftimin e pjesëmarrësve në tregëtim dhe të operatorit të sistemit të transmisionit mbi procesin e vendimmarrjes, si edhe për planifikimin e qasjes në rrjet në bazë të vendimit të marrë dhe çmimit të energjisë së mbetur të ofruar
- Për pranimin e informatave nga operatori i sistemit të transmisionit lidhur me ndryshimet e vendimit të marrë, të kërkuara në bazë të kapacitetit teknik dhe ndonjë situate të jashtëzakonshme në rrjetin e transmisionit apo shpërndarjes
- Për caktimin e çmimit përfundimtar të energjisë për çdo periudhë kohore të veçantë dhe njoftimin e të gjitha palëve të përfshira në tregëtim
- Për krijimin e sistemit kontabël për tregëtim bazuar në çmimin përfundimtar të arritur, si edhe për sigurimin e informacionit mbi funksionimin real të gjeneruesve të rrymës (prodhuesve) dhe kapacitetit gjenerues në dispozicion për çdo periudhë kohore
- Për publikimin e tendencave të tregut për çdo interval kohor të kërkuar
Pasi që modeli actual tranzicional nuk përmban tregtimin e centralizuar, OT mban përgjegjësitë që lidhen vetëm me dispozitat e tregut bilateral, siç janë :
- Notifikimi i kontratave
- Nominimi
- Setëllmenti dhe faturimi
- Alokimi i kapaciteteve interkonektive, etj
KOSTT-i i kryen funksionet e tij duke respektuar parimet e transparencës, objektivitetit dhe pavarësisë.