Ambasadori i RF Gjermane z. Rohde vizitoi KOSTT-in


10/8/2020

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M. Shala, sot me bashkëpunëtorë priti në takim pune Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Sh.T z.Jörn Rohde, znj. Anna Stege si dhe zv. drejtoren e Bankës Gjermane për Zhvillim znj. Ganimete Huruglica, me ç’rast i njoftoi për zhvillimet e fundit, si ajo e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së re të Kyçjes KOSTT - ENTSO-E, themelimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, leshimin në operim të plotë të linjës transmetuese 400 kV, Kosovë - Shqipëri, si dhe për sigurinë e furnizimit me energji elektrike në tërë Republiken e Kosovës.
Me këtë rast ambasadori z. Rohde shprehu urimet dhe përgëzimet më të sinqerta me arritjet dhe sukseset e KOSTT-it si dhe vlerësoi lartë përkushtimin dhe punën profesionale të menaxhmentit dhe stafit si dhe gatishmërine për përkrahje tutje në proceset, që po kalojme.