KOSTT dhe KEDS nënshkruan Marrëveshjet e Kyçjes për nënstacionet e reja, NS 220/10(20) kV Malisheva dhe NS 110/10(20) kV Ferizaj 3
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M.Shala dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS Energy z. Alper Erbas, sot nënshkruan Marrëveshjet e Kyçjes, konform Metodologjisë së Taksave të Kyçjes, për nënstacionet e reja:
- NS 220/10(20) kV - Malisheva dhe
- NS 110/10 (20) kV - Ferizaj 3.
Këto projekte brenda afateve të caktuara, do të fillojnë së ndërtuari.
Me ndërtimin e këtyre nënstacioneve, do të përmirësohet cilësia e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e këtyre rajoneve si dhe është parakusht për zhvillim më të qendrueshëm ekonomik.
Me këtë rast z. Shala përgëzoj ekipet për angazhimin dhe punën e bërë profesionale!