KOSTT i bashkohet partneritetit global për fuqizimin e të rinjve “Generation Unlimited”


10/14/2020

Në vazhdimësi të përgjegjësisë shoqërore korporative, sot Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT z.Ilir M.Shala dhe Menaxherja e projektit K-GenU në Rrjetin CSR Kosova znj.Gëzime Hasani, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit nëpërmes së cilit KOSTT i bashkohet partneritetit global për fuqizimin dhe aftësimin e rinjve, për t’i përgatitur për të ardhmen e tyre.

Në kuadër të projektit Generation Unlimited në Kosovë (K-GenU) i cili përkrahet nga UNICEF Kosovë dhe nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), KOSTT do të kontribuoj në fuqizimin, zhvillimin dhe ofrimin e shkathtësive për të rinjtë e moshës deri në 24 vjeç, nëpërmjet skemës së punës praktike, duke respektuar po ashtu edhe barazinë gjinore.

Me këtë rast z.Shala theksoi “Si kompani e përgjegjshme ndaj komunitetit, nëpërmes projektit K-GenU, KOSTT zotohet për të përkrahur aftësimin e të rinjve me qëllim të kontribuimit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë”.

KOSTT, njëherit anëtare e Rrjetit CSR Kosova është kompania e parë publike, e cila i është bashkuar projektit K-GenU, deri më tani.