KOSTT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit Hasan Prishtina


10/15/2020

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir M.Shala dhe Dekani i Fakultetit të Inixhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit Hasan Prishtina, prof. asoc. Dr. Isak Shabani, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për ndarjen e bursave për studentët e rregullt të FIEK, me qëllim të përkrahjes dhe motivimit të studentëve për përfundimin e studimeve.

KOSTT do të ndaj bursa për 10 studentë, në vlerë prej 100 EUR në muaj, për vitin akademik 2020/21, për 12 muaj, në harmoni me kriteret e përcaktuara në konkursin që do të shpallet për bursa. Publikimi i konkursit do të bëhet në ueb faqen e FIEK si dhe në tabelen e shpalljeve të FIEK, Prishtinë.

Me këtë, KOSTT po kontribuon në zhvillimin e kuadrove të reja profesionale të inxhinierisë elektrike, kuadro këto që në ditët e sotme janë më se të nevojshme për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike.