Ambasadori i Norvegjisë z. Grøndahl vizitoi KOSTT-in


10/21/2020

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M. Shala me bashkëpunëtorë, sot priti në takim pune Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Sh.T z. Jens Erik Grøndahl, ku e njoftuan për sukseset e KOSTT-it në operimin e pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë - Shqipëri, për themelimin e Bursës Shqiptare të Energjisë ALPEX si dhe për sigurinë e furnizimit me energji elektrike në tërë Republikën e Kosovës, në aspektin e transmetimit.

z. Shala falenderoi përzemërsisht Ambasadorin dhe Nordpool për kontributin e veçantë, që kanë dhënë në themelimin e ALPEX.

Me këtë rast, Ambasadori z. Grøndahl shprehu përgëzimet më të sinqerta ndaj KOSTT-it për arritjet dhe sukseset e fundit drejtë integrimeve evropiane!