Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim Kryeshefen Ekzekutive e Agjencise për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit
Që nga nëntori 2018, KOSTT ka bashkëpunuar me USAID, përmes Programit të Shërbimeve përkrahëse për të ndihmuar në zhvillimin dhe zbatimin e një plani të veprimi, për të përfshirë praktikat më të mira të barazisë gjinore.
KOSTT në bashkëpunim me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Tetratech – (konsulencë me bazë në Sh.B.A), brenda Programit të Shërbimeve Përkrahëse dhe iniciativës W-GPD (Women’s Global Development and Prosperity), të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC, ka arritur të sigurojë përfaqësim më të mirë të grave brenda kompanisë.
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M.Shala priti në takim znj.Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencise për Barazi Gjinore-Zyra e Kryeministrit si dhe znj. Jasmine Boehm nga Tetratech (përmes tele-takimit), e cila prezantoi të arriturat e KOSTT dhe bashkëpunimin e ngjushtë mes KOSTT dhe USAID, gjatë këtyre dy viteve.
Në takim znj.Gusia u njoftua për të arriturat dhe planet e KOSTT në fushën e Barazisë Gjinore.
Mbështetja institucionale është shumë e rëndësishme andaj së bashku me znj.Gusia do të punojmë ngushtë me qëllim të arritjes së objektivave të KOSTT në aspektin e barazisë gjinore.
“Investing in advancing women is not just right, but it’s also smart”