Njoftim për Palët Tregtare


10/23/2020

KOSTT njofton Palët Tregtare se Marrëveshja e Kyçjes e nënshkruar ndërmjet  KOSTT dhe ENTSO-E do të implementohet së shpejti, me ç ‘rast KOSTT do të filloj të operoj si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë.

Me fillimin e operimit si Zonë Rregulluese KOSTT do të jetë përgjegjës për menaxhimin e kongjestioneve interkonektive me TSO-të fqinje (MEPSO, OST, CGES dhe EMS), respektivisht alokimin e kapacitetit të disponueshëm ndërkufitar.

Për të marr pjesë në ankandet për alokimin e kapaciteteve ndërkufitare Palët Tregtare duhet të pajisen me licencë për veprimtarinë e tregtimit me energji elektrike (import/eksport dhe tranzit) të lëshuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), të nënshkruajnë Marrëveshjen për Aderim në Rregullat e Tregut me KOSTT dhe të nënshkruajnë kontratë me KOSTT gjegjësisht me SEE CAO për alokimin e të drejtave për përdorimin e kapacitetit të disponueshëm ndërkufitar të transmetimit në interkoneksionet e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.

Prandaj të gjitha Palët që nuk kanë licencë nga ZRRE për veprimtarinë e tregtimit me energji elektrike e që shprehin interesim për të operuar në zonën tregtare të Kosovës, duhet të ndërmarrin  të gjitha veprimet e nevojshme për tu pajisur me licencë. Për çështje të procedurave të licencimit Palët mund të kontaktojnë ZRRE-në përmes link-ut, https://www.ero-ks.org/zrre/en/contact-0 .

Për datën e saktë të fillimit të operimit të KOSTT si Zonë Rregulluese do të njoftoheni me kohë në mënyrë që Palët të kenë kohë të mjaftueshme të marrin pjesë në ankandet për kapacitetet interkonektive të organizuara nga KOSTT ose SEE CAO.

KOSTT Sh.A

Departamenti i Operatorit të Tregut

Njoftim për Palët Tregtare: Shkarko