Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në NS 110/35/10 kV Deçan
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 31 Tetor 2020 (E Shtunë) nga ora 00:00 deri në ora 00:10 në Nënstacionin 110/35/10 kV Deçani do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T2. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar kyçjen e transformatorit energjetik T2(31.5MVA) në nënstacionin në fjalë.
Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10kV Deçani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutave (redukimi i parashikuar 12 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.