FTESË PËR TENDER PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË REZERVAVE MANUALE PËR RESTAURIMIN E FREKUENCËS
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu i Kosovës – KOSTT Sh. A.
Adresa : Rruga: Isa Boletini Nr.39, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Personi Kontaktues : Shyqeri Morina, Menaxher i Sektorit për Administrim dhe Zhvillim të Tregut
E-Mail Adresa: shyqeri.morina@kostt.com
FTESË PËR TENDER
PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË REZERVAVE MANUALE PËR RESTAURIMIN E FREKUENCËS
Sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, KOSTT menaxhon dhe operon me sistemin e transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës.
Me qëllim të operimit stabil dhe të besueshëm të sistemit elektroenergjetik, KOSTT është i obliguar të sigurojë shërbimet ndihmëse, pjesë e së cilës është Rezerva Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR). KOSTT është i obliguar të bëjë prokurimin për këto shërbime ndihmëse në tregun e energjisë elektrike nga ofruesit e shërbimeve, të cilët i plotësojnë kushtet administrative dhe teknike të ofrojnë shërbimin e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR), në pajtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
KOSTT fton palët e interesuara, që janë të kyçura në Zonën LFC KOSTT dhe Zonën LFC OST dhe i plotësojnë kushtet për ofrimin e shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës, të marrin pjesë në tenderin e organizuar nga KOSTT për ofrimin e shërbimit të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) për vitin 2021.
- Përshkrim i shkurtër i procedurës së tenderimit dhe kualifikimit.
Tenderi për ofrimin e shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës do të organizohet në dy Llote:
Llot 1: Ofrimi i shërbimit të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) të rregullimit ngritës me kapacitet 197MW. Palët ofertat e tyre mund ti dorëzojnë për kapacitet në brezin mes 5MW dhe 197MW.
Llot 2: Ofrimi i shërbimit të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) të rregullimit zbritës me kapacitet 90MW. Palët ofertat e tyre mund ti dorëzojnë për kapacitet në brezin mes 5MW dhe 90MW.
Palët e interesuara mund të kërkojnë tender dosjen nga personi kontaktues, e cila përbëhet nga:
- KOSTT – Kushtet e Përgjithshme për Prokurimin e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës;
- KOSTT – Shpjegimet për Kontratat e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës dhe Udhëzimet Tenderuese;
- KOSTT – Kriteret për Vlerësimin e Ofertave për Shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës;
- KOSTT – Forma për Dorëzimin e Ofertave për Ofrimin e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës;
- KOSTT – Shablloni i Kontratës për Shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës.
Palët e interesuara mund të dorëzojnë ofertën e tyre për Llotet që konsiderojnë se mund të ofrojnë shërbimin (për një apo dy Llotet).
Oferta duhet të dorëzohet në një zarf me shënimin:
“Oferta për Rezervën Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)-KOSTT-(Shënohen Llotët për të cilat është dhënë ofertë)”, dhe shënohet emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën – Zarfi Nr.1.
Në Zarfin Nr. 1 vendosen në zarfe të veçanta:
- Zarfi me Kushtet Teknike dhe Administrative, i cili përmban dokumentet e kërkuara në të cilin shënohet “Oferta për Rezervën Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)-KOSTT-Kushtet teknike dhe administrative” dhe emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën;
- Zarfet me Oferta Komerciale me çmimet përkatëse për secilin Llot veç e veç, në të cilët shënohet “Oferta për Rezervën Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)-KOSTT-(Shënohet Lloti përkatës për të cilën dorëzohet oferta komerciale)-Oferta Komerciale” dhe emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën sipas “Formës për Dorëzimin e Ofertave për Ofrimin e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës për Llotin përkatës”.
Pala, që nuk i plotëson kushtet teknike dhe administrative në përputhje me Kushtet e Përgjithshme për Prokurimin e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) do të diskualifikohet dhe pala do të njoftohet për arsyet e diskualifikimit para datës së caktuar për hapjen e ofertave komerciale. Nëse pala diskualifikohet, Oferta komerciale e palës përkatëse nuk do të hapet.
Pala, e cila diskualifikohet ka të drejtë të paraqes ankesë me shkrim për shkeljen eventuale, përmes e-mailit tek KOSTT, brenda 24 orësh nga momenti i njoftimit nga KOSTT. Në këtë ankesë, ankimuesi duhet të paraqes emrin dhe adresën, referimin për procedurën konkrete, ku ka marrë pjesë, bazën ligjore dhe përshkrimin e shkeljes së pretenduar.
Hapja e ofertave komerciale të palëve të kualifikuara do të jetë publike dhe palët e interesuara kanë të drejtë të marrin pjesë në ceremoni, ku do të bëhet radhitja e ofertave nga oferta më e lirë.
KOSTT mundet që në çdo kohë deri në lidhjen e kontratave për ofrimin e shërbimeve të Rezervave Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) të anulojë pjesërisht ose tërësisht tenderin/ftesën për oferta për mFRR, dhe palët ofertuese me dorëzimin e ofertës pranojnë dhe njohin këtë të drejtë të KOSTT-it.
- Afatet kohore, Datat kyçe për këtë xhiro të tenderit janë dhënë në tabelë:
Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit | 13.11.2020 |
Afati i fundit për dorëzimin e tenderit | 24.11.2020, deri në ora 16:00 |
Njoftimi i palëve për kualifikim | 26.11.2020 |
Dorëzimi i ankesave nga palët e diskualifikuar | 27.11.2020 |
Përgjigje në ankesat e palëve | 01.12.2020 |
Hapja e pjesës komerciale të tenderëve të palëve të kualifikuara | 02.12.2020 |
Njoftimi i rezultateve të tenderit | 09.12.2020 |
Afati i fundit për nënshkrimin e Marrëveshjes për Shërbimin e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës | 24.12.2020, në ora 10:00 |
Data indikative e fillimit të ofrimit të shërbimit | 01.01.2021, në ora 00:00, apo sipas njoftimit me shkrim nga KOSTT |
Dokumentet e nënshkruara duhet të dorëzohen në KOSTT me shkrim nëpërmes postës ose të dorëzohen në kopje fizike në selinë e KOSTT-it në adresën: Operator Sistemi Transmisioni dhe Tregu – KOSTT sh.a., Rr. Isa Boletini, Nr. 39. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, para afatit të fundit për dorëzimin e tenderit.
Për informata shtesë dhe pyetje sqaruese palët mund të adresojnë e-mail te: Shyqeri Morina, përmes e-malit: shyqeri.morina@kostt.com, në kopje, cc: skender.gjonbalaj@kostt.com
Nuk lejohet dhe nuk pranohet asnjë komunikim telefonik ndërmjet palëve dhe zyrtarëve të KOSTT-it lidhur me “Ofertat për Rezerva Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)-KOSTT”.
Shënim: Të gjitha informatat dhe dokumentacioni i hartuar nga KOSTT dhe të pranuara nga palët përkatëse në këtë tender janë pronësi intelektuale e KOSTT sh.a.