Punime të planifikuara në nënstacionin NS 110/10kV Berivojcë


11/12/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 14 Nëntor 2020 (E Shtunë), nga ora 00:01 deri në 00:15 në nënstacionin 110/10kV Berivojcë, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T1. Me këtë rast, puna e transformatorëve energjetik në NS Berivojca kthehet në normalitet, pas remonteve të përfunduara sipas Planin të Mirëmbajtjes.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga nënstacioni 110/10 kV Berivojca do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 14 minutave. (Redukimi i parashikuar 8MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.