Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV LP 126/5 që lidhë NS 110/35 Peja 1 me NS 110/10 Peja 2


11/15/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, sot me datë 15 Nëntor 2020 nga ora 14:00 deri në 15:00 ekipet e KOSTT të mirëmbajtjes do të realizojnë intervenim të domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV LP 126/5 për ndrrimin e izolatorit fazor të dëmtuar.   

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga nënstacioni 110/10 kV Peja 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.