Njoftim për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E gjegjësisht fillimin e operimit të KOSTT si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë


11/19/2020

KOSTT njofton Palët Tregtare se në takimin e mbajtur me datë 13 nëntor 2020, në mes të KOSTT, OST-ve fqinje (OST, MEPSO, CGES, EMS), SWISS GRID, dhe RGCE (Regional Group of Continental Europe) është dakorduar që fillimi i operimit të KOSTT si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë, pra fillimi i implementimit të Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E të bëhet me datën 14 dhjetor 2020.

Nga kjo datë, 14 dhjetor 2020, KOSTT do të fillojë operimin si Zonë Rregulluese në kuadër të Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri (Blloku AK).

Me fillimin e operimit të KOSTT si Zonë Rregulluese, të gjitha Palët që dëshirojnë të tregtojnë energji elektrike në Kosovë ose përmes Kosovës duhet të marrin një licencë të vlefshme për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike të lëshuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë dhe të nënshkruajnë Marrëveshjen për Aderim në Rregullat e Tregut me KOSTT. Ndërsa për pjesëmarrje në ankande për alokimin e kapaciteteve ndërkufitare, Palët Tregtare përveç që duhet të marrin një licencë për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike (import / eksport dhe tranzit) të lëshuar nga ZRRE dhe të kenë nënshkruar Marrëveshjen e Aderim në Rregullat e Tregut me KOSTT, gjithashtu duhet të nënshkruajnë një kontratë me KOSTT gjegjësisht me SEE CAO për alokimin e të drejtave për përdorimin e kapacitetit të disponueshëm ndërkufitar të transmetimit në interkoneksionet e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni personat përgjegjës për:

Administrimin e tregut: z. Shyqeri Morina, email: shyqeri.morina@kostt.com

Ankandet për alokimin e kapaciteteve ndërkufitare dhe skedulim: znj. Burbuqe Hasani, email: burbuqe.hasani@kostt.com

Accounting dhe Barazim Përfundimtar: z. Sherif Dedaqi, email: sherif. dedaqi@kostt.com

Për çdo ndryshim që mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe, do të njoftoheni me kohë.

 

KOSTT Sh.A

Departamenti i Operatorit të Tregut