Vazhdojnë punimet intenzive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2
Me kapacitete dhe përkushtim të plotë, ekipet e KOSTT të mbështetur nga ekipet e KEDS po vazhdojnë me punë intenzive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 duke larguar kabllot e dëmtuara, pastrimin e kanaleve si dhe shtrirjen dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar kyçjen e transformatorit TR3.
Aktualisht konsumatorët e lagjeve Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike.
Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve me qëllim që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga Nënstacioni Prishtina 2, gjatë sezonit të dimrit.