Stabilizohet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni 110/10 kV Prishtina 2
Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT dhe të KEDS në ora 21:40 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prishtina 2. Me punimet e realizuara është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar si dhe është rritur siguria e furnizimit nga NS Prishtina 2, nga aspekti i transmetimit.
I jemi mirënjohës ekipeve profesionale të KOSTT dhe ekipeve profesionale të KEDS për përkushtimin dhe punën e palodhshme dhe i jemi mirënjohës qytetarëve për mirëkuptimin e treguar!