Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Bursës Shqiptare të Energjisë ALPEX
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani dhe Administratori i Përgjithshëm i OST Shqipëri z.Skerdi Drenova, në cilësinë e aksionarëve të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) miratuan Programin dyvjeçar të Zhvillimit Ekonomik të ALPEX.
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani theksoi “Në përputhje me politikat qeveritare për zhvillimin e sektorit të energjisë, ne së bashku me OST Shqipëri jemi fokusuar maksimalisht në shtyerjen përpara të proceseve për t’a funksionalizuar Bursën Shqiptare të Energjisë. Tani, me miratimin e Programit të Zhvillimit Ekonomik ne i kemi hapur rrugë ndërmarrjes së të gjitha veprimeve për të operacionalizuar ALPEX”.
ALPEX është institucion i rëndësishëm për zhvillimin e tregut konkurrues të energjisë elektrike për të dyja vendet përmes së cilit do të sigurohet transparencë, konkurrencë në treg dhe shfrytëzim efikas i kapaciteteve interkonektive, në përputhje me politikat shtetërore Kosovë dhe Shqipëri, legjislacionin evropian dhe obligimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë