Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit “Hasan Prishtina”


12/11/2020

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani me bashkëpunëtorë, priti sot në takim dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit “Hasan Prishtina” prof. asoc. Dr. Isak Shabani, me bashkëpunëtorë.

Në kuadër të takimit, u diskutua rreth bashkëpunimit të frytshëm në mes të dy institucioneve me ç’rast z.Hasani shprehi gatishmërinë e tij për avansimin e bashkëpunimit të gjertanishëm me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve profesionale të të rinjëve, kuadër i cili do të shërbejë në të mirë të zhvillimit të sektorit të energjisë në Kosovë, në të ardhmen.

Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në mes të KOSTT dhe FIEK për ndarjen e 10 bursave për vitin akademik 2020/2021, sot gjithashtu u nënshkruan kontratat me studentët përfitues të bursës.