Nënshkruhen Marrëveshjet për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të Kosovës të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë


12/21/2020

Sot, më 21 dhjetor 2020 Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani dhe drejtori i kompanisë Air Energy 2 z. Kenan Guler, nënshkruan Marrëveshjet për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë me erë “PE Kamenica-1, 34.8 MW” dhe “PE Kamenica-2, 34.8 MW“ dhe  me  diell “PS Kamenica-3, 30MW”, me kapacitet  total gjenerues prej 99.6 MW.

Të tri parqet e energjisë së ripërtëritshme do të kyçën në rrjetin transmetues 110 kV përmes linjës së re 110 kV me gjatësi rreth 25 km, e cila do të lidhet në NS 110/10(20)kV Gjilani 5. Kyçja në këtë pjesë të rrjetit transmetues të këtij kapaciteti të madh nga burimet e ripërtëritshme, do të mundësoj operim të sigurt si të rrjetit transmetues ashtu edhe të gjeneratorëve të kyçur.

Ndërtimi i stacioneve gjeneruese në fjalë planifikohet të filloj në vitin 2021, ndërsa gjenerimi i megavatëve të parë në fund të vitit 2024.