Ekipi i KFOR për Monitorim dhe Ndërlidhje vizitoi KOSTT


12/21/2020

Menaxhmenti i lartë i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Mustafë Hasani, pritën sot në takim Ekipin e KFOR për Monitorim dhe Ndërlidhje, në krye me Parker Mooney, Komandant rajonal qendër.

Në kuadër të bashkëpunimit ndër-institucional, përfaqësuesit nga KFOR u informuan nga afër në lidhje me implementimin e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, operimin e KOSTT si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut AK si dhe funksionimin dhe sfidat aktuale të operimit të Sistemit të Transmetimit.

Ekipi i KFOR gjithashtu vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT prej nga operohet, monitorohet dhe komandohet Sistemi i Transmetimit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës.