Përfaqësues të Kontigjentit të Britanisë së Madhe të KFOR vizituan KOSTT


1/22/2021

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT z.Jeton Mehmeti dhe menaxhmenti i lartë në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Mustafë Hasani, sot pritën në takim kontigjentin e Britanisë së Madhe në KFOR përfaqësuar nga udhëhqësi i ekipit z.Scout Guy dhe z. Southman Benjamin, komandant sekondar i njesisë.

Me këtë rast, ekipi i njesitit britanez të KFOR u informuan në lidhje me operimin e përgjithshëm të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës me theks të veçantë situatën pas fillimit të operimit të pavarur të KOSTT si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut Shqipëri-Kosovë.

Përfaqësuesit e KFOR u njoftuan gjithashtu se si rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm të rrjetit të transmetimit dhe mirëmbajtjes preventive, sistemi i transmetimit është duke funksionuar sipas planit në të gjithë vendin si dhe furnizimi i qytetarëve me energji elektrike nga aspekti i transmetimit është cilësor dhe i besueshëm në të gjithë Republikën e Kosovës.

Ekipi i KFOR gjithashtu vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT prej nga operohet, monitorohet dhe komandohet Sistemi i Transmetimit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës.