Shkaktohet lidhje e shkurtër në fushën e transformatorit TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1
Njoftohen qytetarët e Prishtinës se si pasojë e lidhjes së shkurtër që është paraqitur në fushën e transformatorit TR1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, ka dalë nga puna transformatori në fjalë. Aktualisht pa furnizim me energji elektrike janë qytetarët që furnizohen nga ana 10 kV e transformatorit TR1 me ngarkesë rreth 23 MW.
Ekipet e KOSTT të mirëmbajtjes së nënstacioneve kanë dalë menjëherë në terren dhe janë duke i pastruar pajisjet si dhe po punojnë intenzivisht për të eliminuar defektin e paraqitur në mënyrë që sa më shpejtë të stabilizohet furnizimi me energji elektrike i qytetarëve të afektuar.
Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve.