Nënshkruhet Marrëveshja për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të Kosovës të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë me diell


2/25/2021

Më 23 Shkurt 2021 Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani dhe drejtori i kompanisë Solar Energy Gruop Europe sh.p.k. z.Egbert Schnuse, nënshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë me diell (SGJED), me kapacitet gjenerues prej 150MWp (136MWac).

Stacioni Gjenerues Energjetik me Diell do të kyçet në rrjetin transmetues 110kV përmes linjës së re 110 kV me gjatësi rreth 6.5 km, e cila do të lidhet në NS 110/35kV Gjakova 1.

Pas shqyrtimit të aplikacionit nga KOSTT dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Kyçje në Sistemin Transmetues, Stacioni Gjenerues Energjetik me Diell do të ndërtohet në Komunën e Gjakovës nga Solar Energy Group Europe sh.p.k, dhe pritet që të fillojë me gjenerimin e megavateve të parë në vitin 2022.