Avancimi dhe zhvillimi i të rinjve mbetet ndër prioritetet e KOSTT


3/3/2021

Më 25 Shkurt 2021, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani dhe përfaqësuesi i Fondit për Edukim Kosovar Amerikan (KAEF)z. Gjeni Shporta, nënshkruan marrëveshjen për mbështetje të programit të KAEF i cili i mundëson studentëve të diplomuar në universitetet e Kosovës shkollimin e nivelit Master në universitetet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Hasani theksoi “Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e përgjithshme e qytetarëve është e ndërlidhur ngusht me arsimimin kualitativ, andaj KOSTT mbetet e përkushtuar në fuqizimin e gjeneratave të reja të vendit përmes mundësimit të edukimit dhe zhvillimit të të rinjëve në programe të specializuara prestigjioze. Investimi në edukim është investim në të ardhmen e ndritur të Kosovës.” theksoi ai.

Që nga viti 2010, KOSTT ka qenë partner aktiv i KAEF dhe do të vazhdoj të jetë kontribues në zhvillim të qëndrueshëm përmes edukimit dhe zhvillimit të të rinjve në fusha të ndryshme të specializuara e me fokus në fushën e inxhinierisë.