Nënshkruhet edhe një Marrëveshje për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të Kosovës të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë me diell


3/10/2021

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani dhe drejtorët e  kompanisë Dukagjini Solar sh.p.k z.Cristopher James dhe z.Fadil Hoxha, nënshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë me diell (SGjED), me kapacitet gjenerues prej 2x96MW.

Stacioni Gjenerues Energjetik me Diell do të kyçet në rrjetin transmetues 110kV përmes linjës së re e cila do të lidhet në NS 400/110 kV Peja 3.

Bazuar në aplikacionin e  kompanisë Dukagjini  Solar dhe në pajtueshmëri me Kodin e Kyçjes dhe Metodologjinë e Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Transmetimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Kyçje në Sistemin Transmetues, SGjED 20/110kV Terstenik me kapacitet prodhues 96MW dhe SGjED 20/110kV Sverke gjithashtu me kapacitet prodhues 96MW e cila do të ndërtohet në Komunën e Pejës nga Dukagjini Solar sh.p.k, pritet që të fillojë me gjenerimin e megavateve të parë në vitin 2023.