Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, vlerësohet kontributi dhe përkushtimi i çmuar i grave drejt arritjes së objektivave dhe avansimit të kompanisë.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT z. Mustafë Hasani falënderoi gratë punonjëse të KOSTT për kontributin dhe përkushtimin e çmuar të tyre drejt arritjes së objektivave dhe avansimit të mëtutjeshëm të kompanisë duke i siguruar në mbështetje të pakursyer.
Me këtë rast z. Hasani theksoi “Gjatë historisë, gratë kanë qenë shtyllë e palëkundur e shoqërisë sonë në përgjithësi dhe padyshim që arritjet e gruas dhe sukseset profesionale dëshmojnë më së miri për vlerat njerëzore ku dallimet në baza gjinore nuk kanë vend, mbështetja ime për të avancuar edhe më tutje nga aspekti profesional nuk do të mungoj, sepse jam i bindur që suksesi i çdo shoqërie varet nga fuqizimi i gruas”.
KOSTT është e përkushtuar në arritjen dhe promovimin e barazisë gjinore brenda kompanisë, duke rritur përfshirjen e pjesëmarrjes profesionale të gruas në pozitat udhëheqëse dhe vendimmarrëse në funksion të krijimit të një fuqie punëtore më të balancuar në aspektin gjinor.