Përfaqësues të KFOR-it britanez vizituan KOSTT


3/24/2021

Në vazhdimësi të bashkëpunimit ndër-institucional, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani me bashkëpunëtorë, pritën në takim përfaqësuesit e kontigjentit të Britanisë së Madhe në kuadër të KFOR z.Charlie Mackaness dhe Nick Moss.

Përfaqësuesit e KFOR u informuan nga afër në lidhje me gjendjen aktuale si dhe funksionimin e gjithmbarshëm të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës me fokus në operimin e sistemit të transmetimit si hallkë kyçe për sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend. 

Në kuadër të vizitës, ekipi i paqeruajtësve të KFOR gjithashtu vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT prej nga operohet, monitorohet dhe komandohet Sistemi i Transmetimit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës.