Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Qemajl Minxhozi priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT
Ambasadori Minxhozi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani biseduan rreth bashkëpunimit të gjertanishëm Kosovë-Shqipëri në sektorin e energjisë si dhe shprehën rëndësinë e pavarësimit energjetik të Republikës së Kosovës/KOSTT dhe fillimit të operimit të pavarur si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë -Blloku AK.
Duke vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm në mes të KOSTT dhe OST Shqipëri, palët shprehën gatishmërinë dhe vullnetit për bashkëveprim dhe projekte të përbashkëta në fushën e energjisë.
Photo credits: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë