Menaxhmenti i lartë i KOSTT priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi


5/11/2021

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani me bashkëpunëtorë, pritën sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Qemal Minxhozi.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të frytshëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në sektorin e energjisë si dhe operimin e suksesshëm të Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë (Blloku AK), të integruar në sistemin e Evropës Kontinentale, zona sinkrone e ENTSO-E. 

Duke marrë në konsiderim komplementaritetin e dy sistemeve energjetike, diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe mbështetjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, në kuadër të takimit Ambasadori Minxhozi dhe z.Hasani u pajtuan që avansimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit është në interes të të dy vendeve. 

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Hasani, falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e pakursyer dhe për gatishmërinë e përhershme të institucioneve të Republikës së Shqipërisë e në veçanti kompanisë homologe - OST Shqipëri, në konkretizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë.