KOSTT përfitues i grantit të USAID për avancimin e barazisë gjinore
Në kuadër programit të USAID/Workforce Advancement for Gender Equality (WAGE), KOSTT është përzgjedhur përfitues i grantit për implementimin e projektit ‘’Barazia gjinore për energji më të mirë’’ që do të zbatohet nga KOSTT nga muaji Prill 2021 deri Dhjetor 2021.
Që nga viti 2018, KOSTT ka bashkëpunuar me USAID për çështje gjinore edhe përmes programit EngenderingUtilities, program ky i lansuar në vitin 2015 dhe i cili përfaqëson angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes USAID, për të promovuar një rrugë drejtë qëndrueshmërisë në vendet në zhvillim duke nxitur inovacionin e ndërmarrjeve, rritjen ekonomike përfshirëse, barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave.